×
  • Lajme
  • Lajme

    Theret një person dhe lëndohet një tjetër në Pejë

    Reporteri
    05 Qershor 2019 | 11:48

    Gjatë ditës së djeshme në Pejë ka ndodhur rrahje mes disa personave, njëri prej tyre ka mbetur i therur me thikë, ndërsa një tjetër ka marrë lendime nga shkopi i metalit, të dy kanë marrë trajtim mjekësor.


    Sipas raportit policorë persona e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën. Për këtë rast policia ka arrestuar një person, shkruan Reporteri.net

    Njoftimi i plotë:

    Pejë 04.06.2019 – 16:00. Ka ndodhur një mosmarrëveshje mes disa personave meshkuj K/Shqiptarë, ku gjatë përleshjes dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë kanë therur me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar ndërsa viktimën tjetër mashkull K/shqiptar e kanë goditur me shkop metali duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Një i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!