×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Theret një person në Prishtinë

    Reporteri
    14 Mars 2025 | 22:11

    Një person është therur me një mjet të mprehtë sonte në lagjen “Dardania” në Prishtinë. 

    Lajmi për gazetën online Reporteri.net është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 20 :45, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.”, ka thënë Ahmeti.

    Sipas saj, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!