×
  • Lajme
  • Lajme

    Therja e të riut serb, Vuçiq dramatizon: Hapja e Urës së Ibrit është e rrezikshme

    Reporteri
    01 Shtator 2019 | 23:00

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha sonte se sulmi ndaj një të riu serb në Mitrovicën veriore tregon se sa e rrezikshme është hapja e urës së Ibrit, duke theksuar se ‘ekziston një fascionim i shqiptarëve me veriun e Kosovës’.


    “Këto janë gjëra dhe lajme të këqija. Ne kemi luftuar kundër tij gjatë gjithë kohës. Kjo është arsyeja pse unë thashë se sa e rrezikshme ishte të hapej Ura e Ibrit, pasi dëshira e shqiptarëve është veriu i Kosovës dhe rruga e ‘Mbretit Petar’ në Mitrovicë”, tha Vuçiq për televizionin Pink, njofton KP.

    D.B. (18) nga Mitrovica, i nacionalitetit serb, është therë me thikë nga persona deri tash të panjohur dhe ndodhet në spitalin e veriut të qytetit, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë.

    Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në mënyrë intensive për ndriçimin e plotë të rastit dhe kapjen e autorit apo autorëve.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka dënuar ashpër rastin e përleshjes dhe therjes së një të riu serb në urën e lumit Ibër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!