×
  • Lajme
  • Lajme

    Therje me thikë në Prishtinë, dy persona përfundojnë në spital

    Reporteri
    04 Mars 2023 | 20:47

    Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

    Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Reporteri.net se njëri nga viktimat dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

    “Sot rreth orës 13:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë.

    Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

    Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!