×
  • Lajme
  • Lajme

    Therje me thikë në Ranillug, viktima dërgohet në Serbi për trajtim

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 10:20

    Gjatë ditës së djeshme një person në  fshatin Kominjan i Ulët i Ranillugut është plagosur me thikë.


    Policia njofton se gjithçka kishte nisur pas një fjalosjeje të dy personave kosovarë.

    Sipas policisë viktima është dërguar për trajtim në Vranjë të Serbisë derisa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan Reporteri.

    “Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka goditë me thikë viktimën mashkull kosovar pasi kishin një fjalosje mes vete. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Vranjë – Serbi ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!