Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit, në gjendje të dehur dyshohet se me një thikë, kanë therur dy të tjerë.
Siç njofton Policia në raportin e saj 24-orësh, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ku njëri është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm, kurse tjetri është liruar.
“LËNDIM TRUPOR/ Rr. Adem Jashari, Prizren 31.07.2021 – 00:33. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti në gjendje të dehur, dyshohet se me një mjetë të mprehtë (thikë) kanë therur dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktima kanë pranuar tretman mjekësor, ku njëri është ndaluar për tretman të mëtutjeshme, ndërsa tjetri është liruar. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njofton Policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.