Në Fushë Kosovë, sot është therrur një nxënës me thikë. Ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën “Nëna Terezë”, në afërsi të shkollës.
Policia e Kosovës pasiqë ka dal në vendin e ngjarjes ka bërë të ditur se ka të bëj me një rast të therjes me thikë ku viktima: V. A mashkull, 17 vjeç, ka marrë plagë nga arma e ftohët dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor .
Ndërkaq, lidhur me këtë policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull me inicialet A.A, 17vjeç.
Sipas rezultateve të para të hetuesis, thuhet se ngjarja është paraprirë nga një mosmarrëveshje në mes të të dyja palëve.
I dyzshuari, pas marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes, thuhet në raportin e Policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.