Kanë rinisur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte kërkimet në bjeshkët e Domajve të Hasit për gjetjen e 27-vjeçarit, i zhdukur që prej 6 prillit.
Kërkimet për Ajet Leshin edhe në ditën e katërt do të bëhen nga banorët e zonës, gjahtarë, policë, ushtria dhe emergjencat civile të Hasit, raporton A2Cnn.
Prefekti i Qarkut Kukës, Dritan Baji, bëri të ditur se nëse gjatë ditës së sotme kërkimet nuk do të jenë rezultative, të premten do të vijnë 100 trupa të ushtrisë.
Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit u largua nga banesa mëngjesin e së dielës me 6 prill për gjah në bjeshkët afër Malit të Pashtrikut.
Në mesditën e 6 prillit, 27-vjeçari telefonoi për ndihmë familjarët dhe pas kësaj telefonate që prej katër ditësh ende nuk ka gjurmë të tij, pavarësisht kërkimeve me helikopter nga ushtria e dron nga skuadra e Shërbimit Kombëtar i Kërkimit Shpëtimit Malor i Kosovës, që dy ditë më parë njoftoi se e ndërpreu operacionin për të riun deri në grumbullimin e informacioneve të nevojshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.