Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i është bashkuar thirrjes së Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) që mediat të raportojnë me përgjegjësi dhe të shmangin krijimin e panikut të pajustifikuar në publik kur raportojnë për virusin Corona (COVID-19).
“Është përgjegjësi e gazetarëve dhe mediave të respektojnë rregullat etike në punën e tyre dhe të mos kontribuojnë në përhapjen e lajmeve të rreme dhe panikut në publik. Ata kanë përgjegjësi t’i japin fjalën ekspertëve, të kualifikuar për të komentuar çështje të tilla të ndjeshme”.
“Në këtë periudhë mediet duhet të shmangin fjalorin që shkakton frikë tek qytetarët dhe mund të krijojë panik të pajustifikuar në publik. Për më tepër, gazetarët gjithashtu duhet të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj privatësisë së personave të prekur. Për këtë qëllim, ne u bëjmë thirrje autoriteteve publike dhe institucioneve mjekësore që të sigurojnë informata me kohë dhe transparente në mënyrë që gazetarët dhe publiku të kenë akses në të gjitha informacionet përkatëse”, thuhet në njoftimin për media të këtij asociacioni.
EFJ thekson se gazetarët kanë detyrim të publikojnë të dhëna të sakta nga burime zyrtare siç janë ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të respektojnë Kodin e Etikës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.