×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Thyhen xhamat e autobusëve të Trafikut Urban për Halloween

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 21:59

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se edhe sonte janë thyer xhamat e autobusëve për Halloween.


    Ai ka shtuar se në kohë të pandemisë, mbledhja e njerëzve është e rrezikshme.

    “Edhe sonte janë thyer xhamat e autobusëve për Halloween. Përveç se është traditë që nuk bëhet askund – sulmet me vezë ndaj qytetarëve që idenë nuk e kanë – në kohë të COVID-19 mbledhja e njerëzve është e rrezikshme. Kemi apeluar te prindërit, por nuk kemi arritur të depërtojmë”.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!