×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Thyhet heshtja: Flet partia e Albin Kurtit, konfirmon se nesër takimi mbahet bashkë me ambasadorët

    Reporteri
    27 Janar 2020 | 20:01

    Lëvizja Vetëvendosje ka thyer heshtjen duke treguar se në takimin e sontëm me VV-në nuk u vendos asgjë tjetër përveç një takimi të nesërm.


    Mirëpo ky takim nuk do të jetë i zakonshëm, pasi nga VV konfirmojnë se ai do të jetë i përbashkët më ambasadorët e shteteve të QUINT-it, shkruan Reporteri.net

    “Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së. Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës”, thonë VV-ja.

    Para kësaj komunikate të VV-së, foli edhe deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu e cila konfirmoi mosarritjen e marrëveshjes, duke paralajmëruar takimet të radhës.

    Kujtojmë se sot Kurti e Mustafa, pas një kohe të gjatë iu rikthyen dialogut, ku për dy orë u takuan në Kuvend, por sërish pa sukses.

    Pas përfundimit të takimit nuk foli asnjëri prej tyre. Ata i “mashtruan” gazetarët që ishin duke pritur në hollë të Kuvendit duke mos dalë para tyre, por ikën nga hyrja e pasme e Kuvendit.

    Kujtojmë se “mollë sherri” për mosarritjen e marrëveshjes mes këtyre partive mbetet posti i kryekuvendarit të cilën po e kërkon LDK-ja, por nuk po heq dorë partia e Kurtit, e cila më 26 dhjetor zgjodhi Glauk Konjufcën si kryetar Kuvendi falë votave të LDK-së, por pa marrëveshje me këtë parti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!