×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ti vazhdo me ta, ne jo” – Basha i reagon Abdixhikut pas propozimit për qeveri të tranzicionit

    Reporteri
    06 Maj 2025 | 15:59

    Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka reaguar pasi LDK ka refuzuar koalicion me LVV-në, duke propozuar krijimin e një qeveri të tranzicionit.

    Basha në reagimin e tij ka shkruar se për LVV-në është e pamundur bashkëpunimi me të vjetrën.

    “Ne i ofrojmë, hajde vazhdojmë bashkë me një qeveri stabile me 76 deputetë, ky thotë, “jaaa s’mundem pa PDK-në e AAK-në!” Kryeministri e zgjati dorën e bashkëpunimit, dhe Lumiri zgjedhi me refuzu! Ai po propozon të vjetrën me e mbajtë ende gjallë. Ajo është e pamundur, por edhe e papranueshme. Ti vazhdo me ta, ne jo! VVazhdojmë”, shkroi Basha në Facebook.

    Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar qeveri të tranzicionit.

    Ky propozim vjen pas ftesës së Albin Kurtit, për koalicionin LVV-LDK.

    “Zgjidhjen nga kjo bllokadë e konsideron si të doemosdoshme. Propozoijmë nisjen e një procesi të ri politk. […] LDK propozon nisjen e këtij procesi, fillimisht konsultativ me të gjitha partitë shqiptare, me qellim fillimin e një qeverie nacionale të tranzicionit, një qeveri me afat të caktuar, deri në zgjidhjen e Presidentit”, u tha Abdixhiku gazetareve pas takimit me kryesinë e LDK-së.

    Abdixhiku pasi mblodhi kryesinë për letrën e Kurtit: Qeveri të tranzicionit deri në President, do t’i ftojë të gjithë për marrëveshje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!