×
  • Lajme
  • Lajme

    Tik-tak, tik-tak: Haziri thotë se marrëveshja për presidentin mund të shtyhet për më vonë

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 22:58

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka folur për arritjen e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.


    Haziri është shprehur i bindur se kjo marrëveshje do të arrihet edhe pse kanë mbetur vetëm edhe tre ditë nga data kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
    “LDK ka treguar gatishmëri dhe vullnet të mirë që të arrihet një marrëveshje. Ka mbetur roli jonë kushtetues në institucionet qendrore. Ne duhet të punojmë bashkërisht që një emër i përbashkët do të përfundonte marrëveshjen. Po harxhohet oksigjen politik, është një zotim, një formulim i ri. Po mundohemi të arrijmë një marrëveshje që jep frymë. Pritja është e madhe. Ne do të punojmë që të arrihet kjo marrëveshje”, ka deklaruar ai për Abc News.

    Ai ndër të tjera ka thënë se Lidhja Demokratike nuk ka ndonjë emër për postin e presidentit, por preferon ta ketë një kandidat konsensual.

    “Ne besojmë se emri i LDK ka për ti bërë nder nominimit. Ne kemi dhënë 2 presidentë Ibrahim Rugovës dhe Fatmir Sejdiut. Praktikisht angazhimi i LDK është për të ofruar president konsensual. Tani ne do të ofrojmë emra që me partnerët do i diskutojmë dhe do ndërtojmë një konsensus. Mosbesimi politik është një prej hendeqeve që po na ndan më shumë. Nëse kryeministri është i pranueshëm për të gjithë ne, edhe një President duhet me ardh në sensin e njëjtë. Edhe unë angazhohem për një president përtej kornizës së koalicionit”, ka deklaruar ai.

    Numri dy i LDK-së zbulon se ekziston edhe një mundësi që marrëveshje për postin e presidentit mund të shtyhet për një moment tjetër.

    “Mund të mbetet edhe më vonë zgjidhja e definicionit për Presidentin”, ka pohuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!