Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se i kanë siguruar 10 nënshkrime për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese “ngërçin” në Kuvendin e Kosovës.
Ajo tha se pos pesë nënshkrimeve të AAK-së, nënshkrime dhanë edhe ata të LDK-së meqë minimalisht duhet të jenë 10 për t’iu drejtuar Kushtetueses.
“I kemi siguruar nënshkrimet për të hënën për këtë shkelje kushtetuese kalimi nga votimi i hapur në votim të fshehtë në mes të votimeve konsiderojmë që është shkelje ligjore dhe do t’i adresohemi Kushtetueses. I kemi nënshkrimet edhe të LDK-së meqenëse sot është e premte, do të mblidhemi edhe të dielën në seancë për nënshkrime të tjera, qoftë edhe të komuniteteve dhe të PDK-së dhe do të procedojmë”, ka deklaruar Kadriaj.
Kërkesa tha se do të dërgohet të hënën.
“E kemi rendin e ditës, i kemi marrë të gjitha transkriptat e seancave plenare. Është e përpiluar kërkesa dhe do të hartohen nga ekspertë të Kushtetutës dhe do të dërgohet në Kushtetuese të hënën”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.