Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas vendosjes së flamujve serb me hartën e Kosovës në ndeshjen me Anglinë.
Kadrijaj ka thënë se Serbia vazhdon të ndjek rrugën e shovinizmit të kriminelit Millosheviq.
“E tmerrshme! Serbia agresore, po e dëshmon çdo ditë që ka mbetur dhe vazhdon të ndjekë rrugën e shovinizmit dhe nacionalizmit të kriminelit Sllobodan Millosheviq! Këtë e dashmon edhe kjo paraqitje e tifozëve serb sonte në ndeshjen e futbollit mes Anglisë dhe Serbisë, të cilet të frymëzuar nga politika ekstreme nacionaliste, kanë vendosur flamuj me hartën e Kosovës të mbuluar me simbole shoviniste serbe”, ka shkruar Kadrijaj në Facebook.
Ajo tutje i ka bërë thirrje Ministrisë për Punë të Jashtme të Kosovës të reagojë urgjent dhe të kërkojë nga UEFA, si organizatore e këtyre garave, të dënojë Serbinë për aktet të tilla destabilizuese e nacionaliste, dhe të mos lejoi më skena të tilla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.