Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila ka qenë pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka treguar si është bërë pjesë e saj.
Ajo ka thënë se ka marrë pjesë si studente në protestat dhe demonstratat që organizoheshin në Prishtinë, edhe si gjimnaziste në vitet e 81-ta ka kundërshtuar regjimin e atëhershëm.
Ajo ka treguar se pas përfundimit të studimeve i është bashkuar Shoqatës “Nëna Tereza”, që është bërë edhe një sistem paralel edhe në shëndetësi dhe arsim.
Kadrijaj në ATV thotë se duke ditur se vendi ishte në prag të luftës ishin fokusuar në lëmin e kirurgjisë, si lidhjen dhe fashimin të plagëve, sepse e dinin që kishte filluar lufta në Bosnjë dhe ishte e pashmangshme edhe në Kosovë, transmeton Reporteri.net.
“Ka qenë e dhimbshme që gjatë udhëtimit, një polici serb ka bastisur autobusin dhe ka rrahur një person në sy të secilit. Tjetra ka qenë e dhimbshme të gjithë djemtë që janë marrë në shërbimin ushtarak janë kthyer në arkivole, organizimi i varrimeve madhështore na ka pru që edhe ne si Kosovë të jemi në luftë, se çka është boll, është boll”, tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.