Gati në fund të përfundimit të mandatit të Donika Gërvallës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dërguar në misione të ndryshme shumë zyrtarë të saj.
Përveç dy bashkëpunëtorëve të Ministres Gërvalla, Behar Isma që është dërguar si Konsull i Përgjithshëm në Duseldorf të Gjermanisë, dhe Mizbah Mustafës në Hamburg, kryediplomatja kosovare ka bërë edhe shumë lëvizje të tjera në misionet diplomatike të Kosovës.
Ish-Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana është dërguar për të shërbyer në “anën e kundër të globit”. Ai do të jetë ambasador në Bangladesh.
Sabrie Grainca është dërguar diplomate në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri.
Mizbah Mustafa me gradën këshilltar, po ushtron detyrën e konsullit të përgjithshëm në Hamburg.
Po ashtu, gazeta online Reporteri.net merr vesh se Rexhep Ismajli, është dërguar në Ambasadën e Kosovës në Riad, si sekretar i dytë.
Në ambasadën e Kosovës në Strasburg, Donika Gërvalla ka dërguar Ilir Selmanin, i cili nuk ka gradë funksionale. Megjithatë ai është duke shërbyer si atashe.
Teuta Agushi është dërguar në Shtetet e Bashkuara të Kosovës në Konsullatën në Washington. Një tjetër emër që është dërguar në mision nga Gërvalla është Floreta Kabashi e cila do të shërbejë në Ambasadën e Kosovës në Gjenevë.
Teuta Agushi vetëm pas një viti pune në MPJD e ka marrë gradën diplomatike si Sekretare e Dytë, merr vesh gazeta online Reporteri.net.
Elena Osmani është dërguar që të shërbejë si sekretare e dytë në Ambasadën e Kosovës në Austri. Hamdi Reqica me vendim të ministres Gërvalla do të shërbejë në Slloveni. Ai është dërguar si këshilltar atje.
Merita Maliqi në Ambasadën e Kosovës në Stamboll. Makfire Azemi është caktuar si sekretare e dytë në ambasadën e Kosovës në Cyrih. Arjeta Podvorica në Pragë të Çekisë, si sekretare e dytë.
Visar Rrecaj është dërguar për të shërbyer si këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Varshavë.
Sami Kastrati që deri më tani e ka udhëhequr Zyrën e Komunikimit Publik është dërguar për të shërbyer në kryeqytetin evropian në Bruksel, si ministër këshilltar.
Diplomati Vlorat Gashi është dërguar si ministër këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Londër.
Kurse, Arta Duraku është dërguar si shefe e misionit në Bogota të Kolumbisë.
Gazeta Online Reporteri.net ka kërkuar nga
Lista e diplomatëve të ri të vendit i është dërguar dhe konfirmuar gazetës online nga vetë MPJD-ja. Nga kjo ministri kanë treguar përmes një tabele pozitat që kanë marrë diplomatët dhe vendet ku do të shërbejnë ata.