×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadri Veseli: Flora Brovina ka bërë një gabim të madh

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 17:17

    Përmes një konference për media, Kryeparlamenatri Kadri Veseli, është deklaruar për fotografinë e djeshme të cilën e ka publikuar Flora Brovina nga radhët e PDK-së.


    Ai tha se Flora Brovina ka bërë një gabim të madh, por Veseli ka thënë që e ka bërë pa dashje, shkruan Reporteri.net

    “Flora ditën e djeshme ka bërë një gabim të madh por unë mendoj se nuk e ka bërë pa dashje”, ka thënë Veseli.

    Tutje Veseli ka thënë që duke e njohur veprimtarinë humanitare të Brovinës nuk është bërë me qëllim por sipas Veseli, ajo do duhej të konsultohej për ato foto.

    “E them këtë sepse e njoh Florën dhe humanitetin e saj, por ajo do duhej të konsultohej më herët për ato foto dhe ne duhet të nxjerrim mësim prej saj”, ka thënë tutje Veseli, shkruan Reporteri.net

    Ditën e sotme, Flora Brovina ka kërkuar falje duke thënë se nuk do të kishte besuar asnjëherë se fotografia ka qenë e falsifikuar, shkruan Reporteri.net.

    “Krejtve viktimave të dhunuara ju kërkoj falje për shqetësimin që ua kam sjell me këtë fotografi. Organet e shtetit në të cilat besoj shumë do të merren me këtë çështje dhe tanimë janë duke u marrë”, është shprehur ndër të tjera Brovina.

    Brovina është shprehur se fotografinë e ka marrë në vitin 2003, dhe se mbetet faji i saj që nuk e ka verifikuar edhe një herë para se ta paraqiste në publik.

    “Me vjen shumë keq edhe njëherë ju kërkoj falje të gjithëve, ndoshta nuk e kam verifiku fotografinë në momentin e fundit”, tha Brovina.

    Këto fotografi të deputetës Brovina të publikuara para mediave vendore kanë ngjalluar reagime të shumta në publik dhe për këtë Flora është intervistuar nga Prokuroria Speciale dhe Policia. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!