×
  • Lajme
  • Lajme

    Tjetër premtimit nga Haradinaj për vizat: Kryhet pra 1 janarit

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 20:39

    Kryeministri Ramush Haradinaj, është shprehur përsëri optimist se liberalizimi i vizave nga ana e Bashkimit Evropian për kosovarët do të bëhet para fundit të këtij viti.


    “Po flas me kompetencë të plotë. E kam çelë këtë temë me ministrin e Brendshëm të Francës, me kryeministrin. Edhe presidenti është në dijeni”, ka thënë ai në KTV.

    “Kam folur me kryeministrin e Polonisë, me plot njerëz vendimmarrës. Askush nuk është kundër”, ka theksuar Haradinaj.

    Shefi i ekzekutivit të vendit ka thënë se marrja e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën do të jetë çështje javësh, pas shtatorit.

    “Është shumë reale, tash e tutje, prej shtatorit, çdo javë mund ta marrin atë vendim”, ka deklaruar Haradinaj.

    “Nuk shtyhet. Nuk e mënjanojnë më shumë. I ka ardhur koha”, është shprehur ai.

    “Besoj shumë që para fundit të vitit, po. Para 1 janarit të vitit që vjen është e kryer”, ka thënë Haradinaj.

    “S’ka shkaqe procedurale që e vonojnë më shumë”, ka deklaruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!