×
  • Lajme
  • Lajme

    Tjetër reagim nga LDK’ja: Nuk kemi marrëveshje me VV’në, si t’i dërgojmë emrat për ministra

    Reporteri
    06 Janar 2020 | 14:43

    Kryetari i Pejës, njëherësh anëtar i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë nuk e ka parë ofertën e Albin Kurtit dhënë përmes një video dhe thirrjen për dërgim të emrave të ministrave.


    “Si t’i dërgojmë emrat kur ende nuk e kemi arritur marrëveshjen e koalicionit”, ka thënë Muhaxheri para mbledhjes së Kryesisë.

    Ai ka thënë se për zhvillimet e sotme mbetet të diskutohet brenda mbledhjes së sotme të Kryesisë e cila ka qenë e paralajmëruar të nisë në 14:30.

    Nga ana tjetër, pak më herët, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, tha se nuk e ka parë ende ofertën e re të Kurtit, por që sipas tij gjërat kanë ndryshuar që nga seanca konstituive e Kuvendit ku VV vendosi në krye të Kuvendit, Glauk Konjufcën.

    “Nuk është rrugë e duhur kjo të komunikohet në publik, nuk e kam parë ofertën, por pas 26 dhjetorit ku u zgjedh kryetari i kuvendit nga VV, LDK duhet ta shqyrtoj pozicionin tonë. Do të mblidhemi sot për të shqyrtuar të gjitha opsionet tona”, ka thënë shkurt Veliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!