×
  • Lajme
  • Lajme

    Tjetër reagim nga Simmons: Kuvendi ta hetojë sa më shpejtë EULEX-in për dërgimin e dosjeve në Serbi

    Reporteri
    19 Qershor 2021 | 10:23

    Mbrëmë në media u publikua një pjesë e dëshmisë që ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons planifikonte ta shpaloste në Kuvendin e Kosovës mbi skandalet e pretenduara nga ai në misionin ligjvënës të BE-së.


    Ndër të tjera, aty thuhet se EULEX ka dërguar dosje në Serbi, e shpesh-herë edhe kanë udhëtuar për atje.

    E në lidhje me publikimet ka folur vet Simmons me anë të një postimi në Twitter.

    Ai ka listuar tri çështjet që sipas tij duhet të hetohen nga Parlamenti i Kosovës, respektivisht Komisionet Hetimore.

    “Çështjet që duhet të jenë objekt i një hetimi parlamentar përfshijnë: 1. EULEX dorëzon në Serbi dosjet e prokurorisë në lidhje me krimet e luftës të kryera në Kosovë; 2. Pretendimet e dokumentuara të ndërhyrjes në gjykimet penale; 3. Pretendimet e dokumentuara të manipulimit të dëshmitarëve të mbrojtur”, ka shkruajtur ai.

    Simmons që një kohë të gjatë është duke kërkuar të raportojë në Kuvendin e Kosovës për pretendimet e tij, mirëpo një gjë e tillë ende nuk i është mundësuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!