Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se FSK-së i janë shtuar edhe dy specialistë të Mbrojtjes së Afërt që ndoqën trajnimin në Forcat Speciale të Ushtrisë Turke.
Mehaj përmes një postimi në Facebook ka shprehur mbështetjen nga ushtria turke për zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së.
Postimi i tij:
Edhe një sukses i radhës.
Forcave tona çdo ditë po ju shtohen kuadrot e specializuara.
Këtë radhë efektivave të FSK-së iu shtuan edhe dy specialistë të Mbrojtjes së Afërt që ndoqën trajnimin në Forcat Speciale të Ushtrisë Turke.
Mirënjohje e lartë për mbështetjen nga ushtria turke për zhvillimin e kapaciteteve tona!
Shumë urime nënoficerëve Jeton Shabani e Bujar Neziri!
Suksese në detyrat sfiduese e karrierë në të ardhmen!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.