×
  • Lajme
  • Lajme

    “Tmerr ka qenë”, njëri nga të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan kishte folur për mediat një ditë më pas

    Reporteri
    12 Dhjetor 2021 | 17:17

    Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshniku e Malsori, janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan më 26 nëntor.

    Mirëpo Halili kishte dhënë një intervistë të nesërmen, ku kishte shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

    Ai ka folur edhe për momentin kur e kanë kuptuar se çfarë kishte ndodhur atje.

    “Komunikimin e fundit që e ka ba, e ka ba Beqa, dmth baba i djalit, pesë minuta përpara ka komuniku, kështu që ju ka vonu për aq kohë që e ka prit se e ka ditë që autobusi ka me mrri në atë kohë. E ka thirrë herën e dytë dhe tani veq e kanë dëgjue atë… Tmerr ka qenë tmerr”, tha Mehmetaj një ditë pas vrasjes së trefishtë në Deçan.

    Dyshohet se motivi i kësaj vrasje është rasti i vetëvrasjes së vajzës së Halil Mehmetajt, që ka ndodhur në qershor të vitit 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!