×
  • Lajme
  • Lajme

    Tomë Gashi: Ambasada e Kosovës do të jetë në Jerusalem dhe pikë

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 8:07

    Avokati Tomë Gashi në emisionin “Debat” të RTK-së ka folur rreth vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe njohjen e Izraelit nga marrëveshja e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.


    Ndër të tjerash, ai ka përmendur edhe deklaratën e Glauk Konjufcës nga Vetëvendosje, i cili ka thënë se nëse Bashkimi Evropian kërkon rishikimin e vendimit për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, atëherë ai vendim do të rishqyrtohet.

    “Deklarata e Glauk Konjufcës ka mundur të keqpërdoret, ai nuk ka thënë kurrgjë hiç keq. Ne mund ta shqyrtojmë një vendim, njëjtë siç i shqyrtojmë disa tema këtu në debat, por ai nuk ka thënë se do të ndërrojmë lokacionin, sepse Ambasada e Republikës së Kosovës do të jetë në Jerusalem edhe pikë”, ka thënë Gashi.

    Ai ka thënë se dy të mirat nga Marrëveshja e Uashingtonit janë njohja nga Izraeli dhe vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

    Kujtojmë se Vetëvendosje ka kundërshtuar qysh në fillim marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Uashington në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!