×
  • Lajme
  • Lajme

    Tomë Gashi letër Lumezit: Na tregoni deri ku kanë shkuar hetimet për Astrit Deharin

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 16:33

    Tomë Gashi, avokat i familjes Dehari, i ka dërguar një letër kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, të cilit i ka kërkuar të gjitha shkresat e lëndës të dërguara në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Lozanë-Zvicër, në gjuhën në të cilën janë përkthyer për tu dërguar në Zvicër.


    “Ju lus që, sa më shpejt që të jetë e mundur të më dërgoni aktvendimin mbi zhvillimin e hetimeve në drejtim të zbulimit të vrasësve të Astrit Dehari”, thuhet ndër të tjera në letrën e avokatit Gashi dërguar prokurorit Lumezi, shkruan Reporteri.net.

    Pasi që lënda ka kërkuar në Prokurorinë Speciale, avokati Gashi kërkon që atij si avokat i familjes Dehari por dhe kësaj të fundit t’i dërgohen të gjitha materialet-provat për rastin në fjalë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!