Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se Gjykata Speciale i ka rrënjët në Beograd.
Duke folur rreth formimit të Speciales, Gashi tha se kjo gjykatë i ka degët e saj në Beograd, dhe se formimi i saj nënkupton nxerrjen e dokumenteve edhe prej Serbisë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Këta tonët kanë faj që e kanë formu Gjykatën Speciale, edhe kanë ditë që kanë me mujt marr dokumente prej kujtdo e edhe prej Serbisë. Në Beograd i kanë degët e tyre, e jo në Prishtinë”, tha ai në T7.
Lidhur me të paraburgosurit në Hagë, avokati Tomë Gashi theksoi se, meqenëse edhe janë dorëzuar vullnetarisht, të paktën duhet të ishin lënë të mbrohen në liri.
“Të gjithë këta janë dorëzu vullnetarisht, ndërsa asnjërin prej tyre nuk po i lejon me u mbrojë në liri”, tha Gashi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.