Avokati Tomë Gashi ka folur në Pressing rreth vizitës së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në veri.
Gashi ka kujtuar vizitën e Thaçit në veri derisa vlerësoi lart vizitën atje të kandidatit të VV’së për kryeministër dhe ushtrueses së detyrës së presidentit në veri.
“Në veri duhet të shkohet më shpesh e jo si Hashim Thaçi në të kaluarën. Para disa vjetësh ishte në Ujman me një varkë me drejtorin e policisë dhe e paraqiste atë si një nga sukseset më të mëdha duke e bërë një lundrim në liqenin e tonë thuaja s’di çka ka zbuluar ai”, tha Gashi.
“Ishte një ngjarje e zakonshme, thuajse private, me gjithë atë sigurim, me Njësi Speciale me gjëra të tjera që Hashim Thaçi e keqpërdori aq thellë, aq shumë, aq në mënyrë brutale për shkak se në Prishtinë ishte një protestë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe që tani më gjithçka dihet dhe shihet dhe e la një ndjenjë të hidhët që unë besoj se nuk e ka shpjeguar z.Thaçi’, theksoi Gashi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.