Avokati Tomë Gashi është ftuar sot së bashku me sekretarin e OVL-UÇK-së, Faton Klinakun, nga Prokuroria Speciale në Hagë.
Avokati Gashi në një prononcim për T7 tha se e ka thirrur dikush, i cili është paraqitur si zyrtar dhe ka kërkuar nga ai që së bashku me Klinakun të shkojnë në Policinë e EULEX-it në Fushë Kosovë, për dorëzimin e dokumentacioneve të caktuara.
Por, Gashi tha se u ka kërkuara atyre që të shkojnë në objektin e organizatës së veteranëve, por të njëjtit kanë refuzuar, pasi sipas tij, ishin të frikësuar nga mediat.
“Faktikisht ishte një thirrje e një zyrtari, siç është prezantuar nga Policia e Proukurisë në Hagë. Ka jep një emër që si duket nuk është fare i vërtetë. Kanë kërkuar që unë se bashku me Klinakun të shkojmë në Policinë e EULEX-it për dorëzimin e dokumenteve të caktuara. Por, i propozova që këto dokumente t’i prujnë në selinë e OVL-UÇK-së”, tha Gashi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.