×
  • Lajme
  • Lajme

    Tomor Morina është nisur për në Kosovë

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 17:42

    Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Tomor Morina, është liruar nga burgu ku po mbahej pas ndalimit në pikën kufitare Bllacë të Hanit të Elezit, nga policia e Maqedonisë së Veriut, në baze të një fletarresti të INTERPOL-it, të lëshuar me kërkesë të Serbisë.


    Ai sapo është është liruar është nisur për Kosovë nga burgu i Shutkës ku qëndroi për dy javë.

    Për ta marrë djalin e tyre kanë shkuar familjarë të Morinës, raporton gazeta Express.

    Tomor Morina ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, në bazë të një fletarrestim të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!