×
  • Lajme
  • Lajme / Ish-kryeministri britanik

    Tony Blair do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës më 10 qershor

    Reporteri
    06 Qershor 2024 | 14:39

    Në fillim të javës së ardhshme ish-kryeministri britanik, Tony Blair, do ta vizitojë Kosovën, ku edhe do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës me një fjalim me 10 qershor, përcjell Reporteri.net.

    Kështu është bërë e ditur në një komunikatë nga Kuvendi i Kosovës, pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë.

    “Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës u mblodh sot për të trajtuar pikat e parapara në rend dite. Në mungesë të kuorumit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, konform kompetencave të tij kushtetuese dhe në pajtim me kryetarët e grupeve parlamentare, vendosi që të hënën, më 10 qershor 2024, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës të mblidhet në seancë solemne, në të cilën deputetëve do t’u adresohet ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair”, thuhet në njoftim.

    Blair ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe në kohën e bombardimeve të NATO-s.

    Blair konsiderohej një nga zërat më mbështetës të Kosovës atë kohë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!