Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 8 personat e ndaluar në kuadër të një hetimi për trafik armësh Kosovë-Shqipëri. Trupa gjykuese ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke i lënë në qeli Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj dhe Adriano Shehu.
Asnjë nga të dyshuarit nuk ka folur para gjykatës, ndërsa avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar veprimet e policisë, duke pretenduar se blerjet e stimuluara janë kryer në kundërshtim me ligjin dhe se mungojnë provat konkrete për secilin prej të ndaluarve.
Mbrojtja i ka kërkuar gjykatës që të cilësojë të paligjshëm arrestimin dhe të marrë parasysh faktin se të dyshuarit nuk kanë precedentë penalë të mëparshëm. Nga ana tjetër, organi i akuzës ka vënë në dispozicion të gjykatës akt-ekspertizat e kryera për armët e sekuestruara më herët gjatë ndalimit të Altin Pajazitit dhe Kadri Prushit, ku njëra prej armëve rezulton jashtë funksionit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.