Trafiku Urban në Prishtinë njofton se nga nesër autobusët e Linjës 4 do ta devijojnë qarkullimin.
Ky devijim, sipas tyre, do të bëhet për shkak të fillimit të punimeve në rrugën “Armend Daci”, në lagjen “Bregu i Diellit”.
“Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, për shkak të punimeve, nga nesër nuk do të ketë qarkullim në Rr. “Armend Daci”, andaj autobusët e Linjës 4 do të devijojnë qarkullimin. Do të udhëtojnë drejt Rr. “Enver Maloku” në Rrugën “B” dhe tutje. Gjatë kthimit nga Lagjja Mati nuk do të ketë ndryshime”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.