×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedi në Deçan: Një burrë vet-aksidentohet me veturë, duke kaluar rrugën goditet për vdekje nga një veturë tjetër

    Reporteri
    25 Shkurt 2023 | 9:37
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Deçan.

    Policia e Kosovës njofton për një vetaksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Rastavicë të Deçanit.

    Sipas policisë deri te vetaksidenti ka ardhur derisa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë-Deçan, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga.

    Viktima kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës në kursin nga drejtimi i Gjakovës dhe në atë moment goditet nga nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës, shkruan Reporteri.net.

    Viktima dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj për shkaqe të natyrës së
    lëndimeve është dërguar për në QKUK – Prishtinë.

    I njëjti më vonë ka ndërruar jetë.

    Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë
    Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

    I dyshuari me urdhër Prokurorit shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!