×
  • Lajme
  • Lajme / Lajmi i fundit

    Tragjedi në Gjermani: Një burrë nga Maqedonia e theri për vdekjen ish-gruan e tij në sy të tre fëmijëve

    Reporteri
    06 Nëntor 2024 | 0:36

    Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur të hënën (4 nëntor) në Dortmund, Gjermani, ku siç raportojnë mediat atje, një grua është therur për vdekje në apartamentin e saj nga ish-bashkëshorti i saj 33-vjeç me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, ndërsa viktima është gjetur te shkallët e ndërtesës.

    Media gjermane RTL raporton se ajo ka vdekur pak kohë më pas.

    “30-vjeçarja nuk u mbijetoi plagëve të marra dhe vdiq në spital”, tha një zëdhënës i policisë të martën.

    Sipas informacioneve nga prokuroria publike, fëmijët (3, 4 dhe 6 vjeç) të 30-vjeçares kishin lajmëruar fqinjët. Ata kishin thirrur për ndihmë.

    Rastin e ka konfirmuar edhe policia në Dortmund, të cilët shtuan se “sipas gjetjeve fillestare, ish-bashkëshorti e ka vrarë gruan në prani të tre fëmijëve të tij”.

    RTL ndërkaq raportoi se kur u gjet gruaja te shkallët, thika ishte ende në trupin e saj.

    Mësohet se ish-bashkëshorti e ka vizituar gruan në banesën e saj të hënën (4 nëntor) rreth orës 18:10 dhe e ka goditur me thikë. Menjëherë pas krimit, ai është arrestuar rrugës për në Wurzburg.

    RTL-it, prokuroria i ka konfirmuar se çifti kanë jetuar të ndarë.

    Policia ndërkaq njoftoi se i dyshuari është kapur gjatë natës gjatë një operacioni në autostradën në Franconia.

    “Me urdhër të zyrës së prokurorit të Dortmundit, gjykata e Qarkut të Erlangen lëshoi urdhër arrest të martën. Aktualisht i dyshuari është në ndalim në qendrën korrektuese të Nurembergut. Ai do të transferohet në Dortmund në një datë të mëvonshme”, njoftoi Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!