×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedi në një familje të Dragashit: Dy vëllezër vdesin nga Covid-19 brenda 4 ditësh

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 12:18

    Dy vëllezër nga Dragashi kanë vdekur nga koronavirusi.


    Familja e Shemsedin dhe Avdurrahim Qafleshit brenda katër ditësh janë përballë me dy tragjedi të njëpasnjëshme, ku këta dy vëllezër nuk arritën ta fitojnë betejën me Covid-19, shkruan Reporteri.

    Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar  kryetrari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani.

    “Po mund të ju konfirmoj se kanë ndërruar jetë brenda katër ditësh”, ka thënë Shabani për Reporterin.

    Në media u raportua se ata kanë qenë të moshës 60 dhe 57 vjeçare.

    Kujtojmë se javëve të fundit ka rënë dukshëm numri i viktimave dhe rasteve të reja me Covis-19 në Kosovë./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!