×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedi në Skënderaj: Shembet dheu, vdes një person

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 11:02

    Dy persona janë zënë nga shembja e dheut dje në Kopiliq të Epërm të Skënderajt. Njëri nga ta ka ndërruar jetë ndërsa tjetri është lënduar.


    Sipas Policisë i ndjeri dhe i lënduari ishin duke punuar në një kompani private duke kryer një kanal të ujërave të zeza.

    Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!