Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për tragjedinë e sotme në Cetinje të Malit të Zi, ku një person dyshohet se ka vrarë 10 persona.
Osmani e ka quajtur këtë akt të tmerrshëm dhune, derisa ka shprehur solidarizim me Malin e Zi, shkruan Reporteri.net.
Ajo u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.
“Në këtë kohë të vështirë për Malin e Zi, ne solidarizohemi dhe shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre pas të shtënave tragjike në Cetinje. Mendimet e mia janë me të gjithë komunitetin ndërsa ata vajtojnë dhe përballen me këtë akt të tmerrshëm dhune që ka marrë kaq shumë jetë”, ka shkruar Osmani.
During this difficult time for Montenegro, we stand in solidarity and extend our heartfelt condolences to the families who have lost their loved ones after the tragic shooting in Cetinje. My thoughts are with the entire community as they mourn and cope with this horrible act of…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 1, 2025
Raportimet e fundit janë se i dyshuari për vrasje Aco Martinoviq ka qëlluar edhe veten dhe se është në gjendje të rëndë. Ai është kapur i plagosur pranë shtëpisë së tij.