Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ka njoftur se në bashkëpunim me Agjencisë Evropiane për Siguri të Aviacionit do të ofrojnë siguri të lartë operative ajrore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate për media, transmeton Reporteri.net
“AAC siguron të gjithë qytetarët se do të veprojë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, duke marrë në konsideratë edhe udhëzimet apo direktivat e Agjencisë Evropiane për Siguri të Aviacionit (EASA) për të ofruar një siguri të lartë të operimeve ajrore në Republikën e Kosovës”, thuhet në një komunikatë, përcjell Reporteri.net
Kjo pas aksidentit tragjik të kompanisë ajrore ‘Ethiopian Airlines’ të datës 10 mars, në të cilin humbën jetën 147 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.