Ngjarja tragjike që ndodhi në fshatin Jabllanicë të Gjakovës ku mbetën të vdekur tre fëmijë si pasojë e shembjes së një objekti nuk e ka ndalë kryeministrin Albin Kurti që të shkojë në një diskotekë në Prishtinë, ku u organizua një tubim elektoral me të rinjtë e këtij subjekti, shkruan Reporteri.net.
Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, njëherit kryeministri aktual, edhe pse reagoi pas tragjedisë së Jabllanicës ku vdiqën tre të rinj, ku tha se është pikëllim i mbarë popullit, atij nuk i ka penguar më pas të shkojë në një klub nate në Prishtinë në një ndejë të organizuar nga Vetëvendosje.
Ky event i organuzuar nga VV në diskotekë ka ndodhur ende pa kaluar 24 orë nga tragjedia që pikëlloi mbarë Kosovën dhe ende pa u varrosur tre të rinjtë.
Është vet Kurti që ka publikuar një foto nga ky tubim i mbajtur në diskotekë me të rinjtë e të rejat e partisë.
Pas vdekjes së tre të rinjëve, Kurti tha se tragjedia e Jabllanicës është pikëllim i mbarë popullit.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë që ndodhi në Jabllanicë të Gjakovës, ku mbrëmë e humbën jetën tre fëmijë, pas shembjes së një objekti të pabanuar. Në këtë periudhë të rëndë, u shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve Mehmeti, Rama dhe Morina, duke u lutur që të gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe. Qeveria e Republikës së Kosovës është pranë jush në këto ditë të vështira. Kjo vdekje e trefishtë ka pikëlluar mbarë popullin tonë dhe na ka tronditur të gjithëve. Tre djelmoshat u prehshin në paqe”, tha Kurti.
Tre nxënësit e shkollës fillore në Jabllanicë të Gjakovës (njëri 13 dhe dy të tjerët nga 15 vjeç) do të varrosen sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit, ku vdiqën të shtunën si pasojë e shembjes së një objekti. /Reporteri.net/.