Një person është vrarë sot në fshatin Peran të Podujevës. Dyshohet se ai është qëlluar me kallash nga babai i tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas mediave lokale, deri te vrasja ka ardhur për një pronë. Këto raportime s’janë konfirmuar ende zyrtarisht.
Vrasja ka ndodhur rreth orës 18:00. Detaje për rastin ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka deklaruar se Policia ka iniciuar tashmë një hetim për të sqaruar të gjitha rrethanat e vrasjes.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.”, ka deklaruar Borovci./Reporteri.net
Vrasja në Podujevë: Babai e qëlloi me kallash djalin
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.