Një rast i grabitjes ka ndodhur mbrëmë në Shkup.
Një person ka hyrë me thikë në një barnatore në lagjen Çair, në rrugën “John Kennedy”, duke kërcënuar punëtoren me thikë.
Ndërkohë pas dhjetë minutash në barnatore ka ardhur pronari A.S.(40), të cilit, sipas të denoncimit, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Për kohë të shkurtër në barnatore ka ardhur Ndihma e Shpejtë dhe me veturën e tyre është dërguar në kompleksin “Nënë Tereza” – Klinika e Kardiologjisë, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.