Ka ndërruar jetë 13 vjeçarja nga fshati Llugë, komuna e Podujevës, e cila ditë më parë u godit nga një veturë.
E mitura, V.C. kishte pësuar lëndime të rënda me ç’rast ishte dërguar në QKUK për trajtim.
Lajmin për vdekjen e saj për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga QKUK të cilët kanë thënë se 13 vjeçarja ka ndërruar jetë mbrëmë.
“Po, mbrëmë ka ndërruar jetë 13 vjeçarja e aksidentuar ditë më parë” thuhet në përgjigjen e QKUK-së.
Ndërkohë, Policia e Kosovës javë më parë ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pastaj është dërguar në mbajtje.
“Fshati Llugë, Podujevë 09.11.2020 – 10:05. Vozitësi m/k me veturë, nga pakujdesia, ka goditur këmbësoren f/k. Viktima është dërguar në QKUK dhe është hospitalizuar pasi ka lëndime të rënda trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka thënë PK.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.