×
  • Lajme
  • Lajme

    26-vjeçarja nga Vitia vdes nga Covid-19, tri ditë pasi lindi foshnjën

    Reporteri
    05 Shtator 2021 | 13:38

    Edhe një grua shtatzënë ka gjetur vdekjen nga Covid-19.


    Një 26 vjeçare nga Vitia është viktima e radhës nga Covid-19, e cila ka ndërruar jetë ditën e sotme, pak ditë pasi solli në jetë foshnjën e saj.

    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net“, anesteziologu Gazmend Spahija, ku i njëjti ka thënë se 26-vjeçarja ishte në gjendje të rëndë shëndetësore që nga data 2 shtator, kur dhe kishte kryer lindjen me operacion, e më pas ishte transferuar në itensivë.

    “Gruaja ka vdek sot në orën 02:30. Ajo është sjellë në gjendje shumë të rëndë me datën 2 shtator pas intervenimit kirurgjik cezarian, pacientën e kanë transferuar në intensivë. Është kryer lindja me intervenimin kirurgjik, prej sallës është sjell në intensivë. Gjendja ka qenë shumë e rëndë, përpos dështimit të funksionit të mushkërive, kishte dështim edhe të organeve tjera”, ka thënë ai për Reporteri.net.

    Spahija ka treguar se pacientja kishte rezultuar pozitiv me virus më 3 gusht të këtij viti.

    Deri tani, pesë gra shtatzëna të pa vaksinuara kanë humbur jetën nga COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!