×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjike: Vdes edhe vëllai i tjetër i heroit Alushani, para një jave vdiqën nëna dhe vëllai i vogël

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 15:25

    Ndërrimi i motmoteve erdhi si mos më keq në familjen e dëshmorit të kombit, Imer Alushani nga  fshati Nekoc i komunës së Drenasit.


    Para një jave, përkatësisht më 2 janar u nda nga jeta Luan Alushani, e pak kohë më vonë nga dhimbja e madhe vdiq edhe nëna e tij Miradia.

    Për tu thelluar edhe më shumë tragjedia, në këtë familje  e cila sapo ka mbyllur dyert e mortit, sot ka vdekur edhe vëllai i tjetër i dëshmorit Alushani, Rama, shkruan Reporteri.net.

    Lajmi është dhënë nga kryesia e fshatit të cilët në njoftim kanë shkruar:

    “Lajm Mortor! Sot me datë 09.01.2020 u nda nga jeta vëllai i madh i heroit të kombit Imer Alushanit, Ramë Muharrem Alushani..Ju kujtojmë se sot 1 javë, me 2 janar u varrosën Miradija dhe Luani. d.m.th 3 vdekje për 7 ditë. Allahu ua lehtësoftë dhimbjen të gjallëve e shpirti i tyre në gjenet. Për varrim ju njoftojmë më vonë, nga Kryesia e Fshatit”. Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!