Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka njoftuar se është ndaluar nga policia serbe në aeroportin Nikola Tesla në Beograd.
Kështu ka bërë të ditur Trajkoviq me anë të një postimi në Twitter, teksa ka thënë se askush nuk po i ofron sqarim për arsyen e ndalimit.
“Jam rrugës për në Podgoricë dhe sapo jam ndaluar nga policia kufitare në aeroport. Nuk më dhanë arsye pse nuk më lejuan të dilja. Jam ende në komisariatin e policisë në aeroport ku po më mbajnë aktualisht për t’u marrë në pyetje”, ka shkruar ajo në Twitter.
“Jam ende duke u mbajtur në një bodrum këtu në aeroport. Askush nuk më afrohet dhe nuk më jep shpjegim. Policia është rreth meje dhe po më ruan sikur të isha krimineli më i madh dhe më famëkeq në Serbi”, ka njoftuar gjysmë ore më pas politikanja serbe.
Još uvek sam zadržana u nekakvom podrumu ovde na aerodromu. Niko mi ne prilazi niti daje objašnjenje.
Policija je oko meni i čuva me kao da sam najveći i najozloglašeniji kriminalac u Srbiji. Mene, jednog lekara i profesora.@policijasrbije @AeroNikolaTesla
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) June 24, 2022