×
  • Lajme
  • Lajme

    Trajkoviq: Oliverin e vranë mafiozët e veriut, ata i udhëheq Radojçiqi e i mbron Vuçiqi

    Reporteri
    28 Qershor 2019 | 23:32

    Drejtoresha e Lëvizjes serbe Evropiane, Rada Trajkoviq ka komentuar shënjestrimin që po i bëhet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.


    E pyetur në “Blicinterview” rreth asaj nëse gjithë kjo po bëhet shkaku se ajo është një konkurruese e denjë kundër Listës Serbe apo shkaku i akuzave të saj ndaj Vuçiqit për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, ajo i ka pohuar të dy opsionet.

    “Po edhe njëra edhe tjetra. Njëra është për shkak se Oliveri është vrarë, të gjithë serbët besojnë që ai është vrarë nga mafia e veriut. Të gjithë e dimë që integrimi i veriut të Kosovës është në zbatimin e mafias së veriut, këtë e di edhe komuniteti ndërkombëtar e dinë edhe autoritet në Prishtinë se Radojçiqi është pjesë e tyre. Ashtu siç të gjithë e dinë që vrasja e Oliver Ivanoviqit ka ardhur nga grupi kriminal i organizuar prej Radojçiqit.” – ka thënë Trajkoviq.

    Sa i përket procesit të hetimit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ajo ka treguar se gjithmonë ka dashur të ketë një proces transparent në zbardhjen e rastit, por përsëri hedh akuza ndaj Vuçiqit për të cilin thotë se i mbron kriminelët.

    “Unë e përkrahë një proces transparent, por mënoj që ai i cili e mbron më së shumti Radojçiqin është pikërisht Vuçiqi dhe këtë vazhdon ta bëjë edhe më tuje.” – ka shtuar Trajoviq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!