×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre anëtarë japin dorëheqje nga bordi i KSHC-së, s’ka kuorum për akreditimin e programeve

    Reporteri
    27 Korrik 2021 | 19:38

    Tre anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë kanë dhënë dorëheqje nga bordi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim për shkak se nuk kanë qenë dakord që të deklarojnë pasurinë e tyre sipas ligjeve në fuqi.


    KSHC edhe njëherë ka mbetur pa kuorum pas mbledhjes gati shtatorëshe sot për marrjen e vendimeve te akreditimit të programeve studimore, njofton Klan Kosova.

    Për mungesën e akreditimit të programeve ka pasë diskutim edhe në Kuvend.

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kishte thënë se kjo po ndodh për shkak se Këshilli Shtetëror i Cilësisë s’ka qenë funksional për të akredituar programet, ndërsa ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, kishte akuzuar KSHC-në se po e vonon akreditimin me qëllimin që t’i favorizojë universitetet private.

    Konkursi për pranimin e studentëve pritet të hapet rreth 20 gushtit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!