×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre kandidatë për deputetë të VV-së nga Ferizaj, Hekuran Murati nuk bën pjesë

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 0:03

    Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj do të kandidoj me tre kandidatë për deputetë të Kuvendi të Kosovës.


    Në mbledhjen e mbajtur sot, janë zgjedhur tre emrat që do të jenë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Por, këtu nuk bën pjesë edhe ish-deputeti Hekuran Murati.

    “Sot, në mbledhjen e Këshillit të Qendrës, përmes votës së fshehtë, delegatët kanë votuar katër kandidatët të cilët kanë dorëzuar aplikimin për deputet. Me ç’rast, kandidatët e përzgjedhur përmes këtij procesi janë: Alban Bajrami, Shqipe Metaj – Isufi dhe Valon Ramadani”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!