Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se rastet e dhunës në familje këtë vit janë rritur për 30 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.
Rritja e numrit të rasteve, sipas saj, ka ndodhur në kohën kur Kosova është duke kaluar nëpër pandeminë e Coronavirusit të ri.
“Gjatë kohës së pandemisë, krahasuar me vitin e kaluar, dhuna në familje është rritur për 30% më shumë, bazuar në databazën që posedon Ministra e Drejtësisë. Kjo është shqetësuese dhe kërkon ngritjen e nivelit të përgjegjësisë së institucioneve, sidomos atyre të sigurisë dhe drejtësisë”, ka shkruar Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook.
Sipas Haxhiut, dhuna psikike, fizike, materiale dhe seksuale është vepër penale, prandaj çdo dhunues “duhet të dënohet sipas legjislacionit në fuqi”.
Që nga kufizimi i lirisë së lëvizjes së qytetarëve në muajin mars, për shkak të koronavirusit, në Kosovë është raportuar për rritje të rasteve të dhunës në familje.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, janë bërë pjesë e një fushate, përmes së cilës kanë kërkuar denoncimin e rasteve të dhunës në familje.
Përveç Kosovës, edhe vende të tjera të botës kanë raportuar shifra më të larta të rasteve të dhunës në familje, gjatë kohës sa pandemisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.