×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre muaj më parë u paraqit rasti i parë me Coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    13 Qershor 2020 | 8:03

    Më 13 mars, pikërisht tre muaj më parë, u paraqit rasti i parë me koronavirus në Kosovë.


    Qëkur janë regjistruar rastet e para  – 13 mars, vetëm në një ditë janë shënuar më shumë raste sesa dje (12 qershor), më 12 prill kur ishin shënuar 79 raste.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se të premten janë regjistruar 58 raste të reja me COVID-19, duke e përmbyllur një 7-ditësh si asnjë më parë.

    Në shtatë ditët e fundit janë shënuar 226 raste të reja apo 17 për qind e totalit prej 1.384.

    E gjatë këtij 7-ditëshi, janë shëruar vetëm 45 persona, duke rritur numrin e përgjithshëm në 921.

    Rritja e dukshme e rasteve të reja nisi para një jave, më 6 qershor kur u regjistruan 36 raste dhe vazhdoi më 7 qershor me 40 raste, më 8 qershor me 29 raste, më 9 qershor me 6 raste, më 10 qershor me 29 raste, më 11 qershor me 28 raste dhe më 12 qershor me 58 raste.

    IKSHPK-ja ka ditë që tërheq vërejtjen se lehtësimi i masave mund të bëjë që të krijohen vatra të reja të koronavirusit.

    “Që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, kemi gjurmuar raste të reja të COVID-19 duke u shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës dhe javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare dhe shëndetësore për shkak të mosmbajtjes së distancës dhe mosmbajtjes së maskave. Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre aktiviteteve, mund të shtojë rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të paparashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

    Aktualisht, në Klinikën Infektive në Prishtinë janë të shtruar 28 pacientë me koronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!